OBSH: Është herët për ta hequr nga lista vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është shumë herët për ta hequr nga lista vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca”, pasi nevojiten më shumë të dhëna, thanë sot ekspertët e Shëndetit të Kombeve të Bashkuara, duke reaguar ndaj një studimi të ri që tregon efikasitetin e saj të kufizuar kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Sipas hulumtimit nga Universiteti i Oxfordit në Britani të Madhe dhe Universiteti Witëatersrand në Afrikën e Jugut, vaksina AstraZeneca është dukshëm më pak efikase në mbrojtjen nga format më të dobëta të COVID-19, pas infektimeve me mutacionin që u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.

“Studimi u bazua në një provë me një numër të vogël të pjesëmarrësve, kryesisht të rinj”, theksoi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Ne nuk duhet të fillojmë të dalim në përfundimin se kjo vaksinë nuk funksionon aspak”, shtoi kreu i OBSH-së për sektorin e Shkencës, Soumya Swaminathan.

Sipas saj, provat në dispozicion tregojnë se kjo vaksinë zvogëlon vdekjet, shtrimin në spital dhe sëmundjen e rëndë dhe nevojiten studime të mëtejshme.

Share This Article