OBSH: Gripi sezonal shkakton 60000 viktima në vit në Evropë, vaksinohuni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gripi sezonal shkakton 60000 të vdekur në vit në Evropë dhe qytetarët e saj nuk duhet ta kundërshtojnë vaksinimin, theksoi sot në Romë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për Evropën.

“Të mos harrojmë se në Evropë gjejnë vdekjen rreth 60000 persona në vit nga gripi sezonal, kur dihet që ekziston një vaksinë”, deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, gjatë një konference për shtyp në Romë.

“Pra, duhet t’i nxisim njerëzit të vaksinohen”, shtoi ai.

“Ne kemi në dispozicion mjete shumë të fuqishme: përdorini ato për të mbrojtur shëndetin tuaj!”, u shpreh ai.

Pas një takimi kushtuar epidemisë së koronavirusit, ai theksoi se viktimat e regjistruara në Itali i përkisnin moshës së tretë “më shumë se 65 vjeç dhe me një imunitet të dobët”./ATSH/

Share This Article