Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po viziton Kinën për të hetuar origjinën e pandemisë së re të koronavirusit, inspektoi sot disa vende kryesore në qytetin e Wuhanit, më e rëndësishmje prej tyre në tregun e produkteve të detit.
Wuhan është vendi ku virusi u mendua për herë të parë se kaloi nga kafshët tek njerëzit, edhe pse Kina e ka kundërshtuar këtë.
Shumë shpejt ku virus u përhap në pjesë të tjera të Kinës dhe më pas në të gjithë botën.
“Vizita shumë të rëndësishme sot – së pari një treg me shumicë dhe në atë të produkteve të detit. Shumë informues dhe kritik për ekipet tona të përbashkëta për të kuptuar epidemiologjinë e COVID ndërsa filloi të përhapet në fund të vitit 2019″, shkroi në Twitter Peter Daszak, një zoolog dhe një anëtar i ekipit të OBSH-së.
”Tregu i prodhimeve të detit ishte vendi me të cilin ne njohim një numër të madh të rasteve të raportuara herët”, shkroi ai.
“Shumë informues për ne që të shohim paraqitjen e tregut dhe të flasim me stafin”, komentoi ai.
Pekini ka sulmuar ashpër vendet si Australia për kërkesën për një hetim.
Misioni i OBSH-së atje u vonua të paktën një herë për shkak të problemeve me dokumentet e vizave.
Shkencëtarët në ekipin e OBSH-së kanë thënë se ky udhëtim ka për qëllim të konstatojë se çfarë hulumtimi është duke u zhvilluar para se të planifikojë një fazë të dytë të hetimeve.