OBSH i jep dritën jeshile edhe një vaksine tjetër për përdorim kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka aprovuar për përdorim emergjent në mbarë botën vaksinën kundër koronavirusit Janssen, e koorporatës mjekësore amerikane ‘Johnson & Johnson’.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë OBSH’ja në llogarinë zyrtare të tyre në ‘Twitter’, kurse ka thënë se është e para vaksinë që do jepët me vetëm një dozë.

“Vaksina # COVID19 nga Janssen është e para që renditet nga OBSH si vaksinë me një dozë të vetme, e cila duhet të lehtësojë logjistikën e vaksinimit në të gjitha vendet”, thuhet në cicërimë.

OBSH deri më tani ka renditur edhe vaksinat anti-Covid Pfizer / BioNTech, Astrazeneca-SK Bio dhe Serum të Indisë për përdorim urgjent. 

Share This Article