OBSH: Imuniteti i popullsisë nuk do të arrihet në 2021

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vaksinimi kundër Covid-19 ka filluar në shumë vende. Ditën e djeshme (11 janar) Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  paralajmëroi se imuniteti i popullsisë nuk do të arrihet këtë vit.

Vendet në të gjithë botën janë duke pritur që vaksinat më në fund t’i lejojnë ato të kthehen në normalitet në muajt e ardhshëm, por shefja e  shkencës së OBSH-së, Soumia Sëaminathan ka paralajmëruar se do të duhet kohë për të prodhuar dhe administruar doza të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Ne nuk do të arrijmë asnjë nivel të imunitetit të popullsisë në 2021”, tha ajo në një konferencë shtypi virtuale në selinë e OBSH-së në Gjenevë.

Ajo gjithashtu tha se masat parandaluese si distancimi fizik, mbajtja e maskave duhet të vazhdojnë për të parandaluar pandeminë.

“Duhet kohë për të rritur prodhimin e dozave, jo vetëm në miliona, por këtu ne po flasim për miliarda”, theksoi ajo, duke u bërë thirrje njerëzve që të jenë pak më të durueshëm.

Share This Article