OBSH: Infektimet janë përgjysmuar që prej fillimit të vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 në botë është ulur për të pestën javë radhazi dhe që prej fillimit të vitit, bilanci i përjavshëm i infektimeve pothuajse është përgjysmuar, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Rastet e përjavshme kanë kaluar nga më shumë se pesë milionë gjatë periudhës 4-10 janar në 2,6 milionë gjatë periudhës 8-14 shkurt”, theksoi ai.

“Kjo tregon se masat  e thjeshta të shëndetit publik kanë funksionuar kundër COVID-19, madje edhe në prani të varianteve”, shtoi numri një i OBSH-së.

“Ajo që ka rëndësi tani është se si ne reagojmë ndaj këtij trendi. Nëse ne ndërpresim luftën, virusi do të kthehet”, nënvizoi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Share This Article