OBSH: Ka shumë mundësi për variante të reja edhe më të rrezikshëm të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Është shumë e mundshme që të zhvillohen variante të reja më të rrezikshme të Covid-19”. Ekspertët e OBSH-së dhanë alarmin në konferencën e zakonshme nga Gjeneva për koronavirusin.

Komiteti i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se variante të reja të Covid-19 mund të përhapen në të gjithë botën duke e bërë edhe më të vështirë ndalimin e pandemisë.

 “Nuk ka mbaruar aspak”, thanë ekspertët e agjencisë së Kombeve të Bashkuara, duke nënvizuar “probabilitetin e fortë që të shfaqen variante të reja dhe ndoshta më të rrezikshme që mund të jenë edhe më të vështira për t’u kontrolluar”.

Share This Article