OBSH kërkon studim të mëtejshëm të sindromës së ngjashme me Kawasaki

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se po studion një lidhje të mundshme midis Covid-19 dhe një sindromi inflamator të ngjashëm me Kawasaki që ka prekur fëmijët në Evropë dhe SH.B.A.

“Hipoteza e raporteve fillestare tregon se kjo sindromë mund të ketë lidhje me Covid-19”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai u bëri thirrje klinicistëve në të gjithë botën që të ndihmojnë “të kuptojnë më mirë këtë sindromë te fëmijët”.

Në prill, mjekëve të NHS iu tha që të shikojnë për një reagim të rrallë, por të rrezikshëm te fëmijët.

Kjo u nxit nga tetë fëmijë të sëmurë në Londër, përfshirë një 14-vjeçar që vdiq.

Mjekët po e përshkruajnë atë si një “fenomen të ri” të ngjashëm me sindromën e shokut të sëmundjes Kaëasaki – një gjendje e rrallë që prek kryesisht fëmijët nën moshën pesë vjeç. Simptomat përfshijnë një skuqje, gjëndra të fryra në qafë dhe buzët e thata dhe të plasaritura. (BBC)

Share This Article