OBSH: Koronavirusi e ka origjinën nga shtazët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas spekulimeve të shumta për gjenezën e shpërthimit të coronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se deri më tani provat tregojnë se virusi është më origjinë nga shtazët, duke hedhur poshtë raportimet që është prodhuar në një laborator kinez.

Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan Donald Trump, tha që administrata e tij po shqyrtonte pretentimet e padëshmuara që coronavirusi buron nga një laborator në Wuhan.

Wuhan një qytet në provincën Hubei të Kinës, konfirmoi rastet e para nga COVID-19 në fund të vitit të kaluar.

Kështu të martën, zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib, tha që të gjitha provat sugjeruan se virusi nuk është manipuluar, ose të jetë ndërtuar në një laborator apo diku tjetër.

“Virusi ka të ngjarë të ketë origjinë nga shtazët”, tha ajo në një konferencë për medie në Gjenevë.

Sipas Chaib, ende nuk është bërë e qartë se si u transferua virusi nga kafshët tek njerëzit.

“Ka të ngjarë që ka ‘rezervuarin’ e tij ekologjik në lakuriq – por mënyra se si virusi erdhi nga lakuriqët tek njerëzit mbetet akoma për t’u zbuluar”, tha ajo.

Share This Article