OBSH kundërshton izolimin e dytë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo rikthim në izolim. Ky është sugjerimi që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën me numrin më të lartë të infektimeve për 24 orë.

Teksa raportoi për një rekord të ri rastesh me Covid-19 me rreth 350 mijë e 800 të prekur nga koronavirusi, përfaqësues të OBSH u bën thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat por rikthimi në karantinë sipas tyre do të ishte shkatërrues për shoqërinë por edhe për ekonominë e shteteve.

Pavarësisht kësaj thirrjeje, në vendet kryesore të kontinentit të vjetër po ndodh e kundërta. Qytetet kryesore evropiane po rikthejnë masat kufizuese dhe izolimin.

Franca dhe Spanja janë dy shtetet më në alarm. Për dy javët në vijim, autoritetet në këto vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë.

Të parët që janë paralajmëruar janë pronarët e lokaleve dhe restoranteve si dhe subjektet ku zhvillohet aktivitet sportive, ndërsa shifrat vijojnë të jenë të larta, duket se do të rikthehet karantina.

Share This Article