OBSH: Lirimi i masave shtrënguese mund të rishfaqë Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëse vendet nxitojnë të heqin kufizimet shumë shpejt, koronavirusi mund të rifillojë dhe ndikimi ekonomik mund të jetë edhe më serioz dhe më i zgjatur, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme për COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mund të rishikojë rekomandimet e saj për përdorimin e maskave, nën dritën e rezultateve të një studimi të ri, sipas të cilit spërklat e lëshuara nga një kollë apo teshtitje mund të ”udhëtojnë” në ajër për distanca shumë më të largëta nga sa mendoni.

Eksperti i sëmundjeve infektive, David Heymann, president i një grupi këshilltarësh të OBSH-së, i tha BBC-së se do të vlerësojë nëse, për të ngadalësuar përhapjen e virusit,  është e nevojshme që më shumë njerëz të veshin maska.

Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA, koronavirusi gjithashtu udhëton në ajër edhe me frymën e thjeshtë.

”Virusi SarsCov2 u gjet në mostrat e ajrit të mbledhura më shumë se 1,8 metra larg mes dy pacientëve’, shkruan Akademia Amerikane e Shkencave në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë, duke e futur veten në një debat që po vazhdon prej disa kohësh.

Share This Article