OBSH mesazh të rinjëve: Po rrezikoni jetën e njerëzve tuaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njerëzit të cilët nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar, po përhapin koronavirusin me shpejtësi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, përqindja e të rinjve me Covid-19 është duke u rritur. Ata janë duke vënë në rrezik jetën e njerëzve me të cilët po shoqërohen.

“Epidemia po ndryshon”, tha drejtori rajonal i OBSH-së , Takeshi Kasai.

“Ajo që ne po vëzhgojmë nuk është thjesht një ringjallje e koronavirusit. Ne besojmë se është një sinjal se kemi hyrë në një fazë të re të pandemisë”, shtoi ai.

Përhapja e Covid-19 në javët e fundit në vende si Vietnami po përhapet duke bërë që numri i të infektuarve të rritet.

Disa vende europiane, përfshirë Francën dhe Spanjën kanë parë që numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit. Qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm veçanërisht të rinjtë të cilët nuk janë duke ndjekur udhëzimet e nevojshme.

Share This Article