OBSH: Nuk është koha për zbutjen e masave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse nga disa vende evropiane po vijnë sinjale pozitive Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta konsiderojë situatën në Evropë si “shumë shqetësuese”.

Zyra Rajonale Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëron prej heqjes së përshpejtuar të masave mbrojtëse për Coronën në Evropë. Me gjithë “sinjalet pozitive” nga disa vende, është ende shumë herët për të folur për suksese, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

“Kjo nuk është koha për zbutjen e masave”. Në vend të kësaj duhet të “dyfishohen dhe trefishohen” përpjekjet për të kufizimin e virusit. Kluge tha në konferencën e tij javore për shtyp se në lidhje me krizën e Coronës situata në Evropë është ende “shumë shqetësuese”.

Ai bëri thirrje që masat të përforcohen në tri fusha: mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë, ndarjen e njerëzve të shëndetshëm prej atyre që dyshohet se janë infektuar dhe komunikimin me popullatën. Për këtë duhet që shtetet të bashkëpunojnë edhe më afër: “Një vend nuk mund ta luftojë ose ta ndalojë i vetëm Covid-19” – tha ai.

Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar se do të lehtësojnë gradualisht masat kufizuese që kishin marrë për të frenuar pandeminë e virusit Corona.

Share This Article