OBSH: Nuk ka dëshmi për imunitetin nga një infeksion i dytë Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se aktualisht nuk ka “asnjë provë” që njerëzit që kanë marrë veten nga COVID-19 dhe kanë antitrupa janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë koronavirus.

Paralajmërimi sqaron se njerëzit që janë rikuperuar nga virusi mund të mos jenë të imunizuar nga infeksioni i ardhshëm dhe ende duhet të marrin masa të plota paraprake.

“Disa qeveri kanë sugjeruar që zbulimi i antitrupave te SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, mund të shërbejë si bazë për një “pasaportë imuniteti” ose “çertifikatë pa rrezik”, që do t’u mundësonte individëve të udhëtojnë ose të kthehen në punë duke supozuar se ata janë të mbrojtur nga ri-infeksioni” tha WHO në një përmbledhje shkencore. (World Economic Forum)

Share This Article