OBSH: Numër rekord i personave të infektuar nga koronavirusi në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se 212.326 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, që është rritje rekorde ditore e numrit të rasteve të reja.

Më shumë raste janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil dhe Indi, transmetojnë mediat britanike.

Rekordi i mëparshëm, sipas numrit të të infektuarve në bazë ditore – 189.077, ishte regjistruar më 28 qershor.

Rreth 5.000 njerëz vdesin çdo ditë në botë nga Covid-19.

Më shumë se 11 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar nga virusi që nga fillimi i epidemisë, ndërsa më shumë se gjysmë milion tashmë kanë vdekur.

Share This Article