OBSH: Numri i vdekjeve është dyfishuar brenda një javë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

OBSH-ja paralajmëroi sot për një përparimin pothuajse eksponencial të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, ndërkohë që numri i vdekjeve është më shumë se dyfishuar brenda një javë.

“Ndërsa po hyjmë në muajin e katërt të pandemisë, unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të infektimeve”, tha kreu i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konferencë virtuale për shtyp, nga Gjeneva.

“Për shkak se numri i vdekjeve është dyfishuar javën e kaluar, në ditët e ardhshme do të arrijmë në 1 milion raste të konfirmuara dhe 50 000 vdekje”, vazhdoi ai.

Mbi 865 000 raste janë raportuar zyrtarisht në të gjithë botën, më shumë se gjysma e tyre në Europë, 189 000 në SHBA dhe më shumë se 110 000 në Azi.

Share This Article