OBSH paralajmëron se vaksina mund të mos zhvillohet kurrë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa një numër i studiuesve në të gjithë botën përpiqen të zhvillojnë vaksinat për koronavirusin e ri, OBSH po paralajmëron se ka mundësi që ajo të mos shfaqet kurrë, sipas një raporti të ri.

Dr. David Nabarro, tha se ka disa viruse që ne ende nuk kemi vaksina kundër, transmeton Gazeta Shneta. “Ne nuk mund të bëjmë një supozim se një vaksinë do të shfaqet ose nëse shfaqet do t’i kalojë të gjitha testet e efikasitetit dhe sigurisë”, shtoi ai.

Në këtë rast, sipas tij, trajtimet mund të zhvillohen por bota ende mund të shoh shumë raste me koronavirus dhe masat kufizuese do të duhet të ndryshojnë shpesh.

Shumica e ekspertëve kanë shpresa se një vaksinë e Covid-19 do të shfaqet, pjesërisht për shkak se virusi nuk mund të ndryshojë formën shpejt.

Më shumë se 90 vaksina Covid-19 janë duke u zhvilluar, në faza të ndryshme, nga ekipe kërkimi në kompani dhe universitete në mbarë botën.

Share This Article