OBSH: Përhapja e COVID-19 e përqendruar në pesë shtete

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse koronavirusi është përhapur në 62 vende, pjesa më e madhe e rasteve janë shfaqur në pesë shtete, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke argumentuar se shmangia e një përhapjeje globale është ende e mundur.

Nga më shumë se 88900 raste globale nga Covid-19, 90% janë raportuar nga Kina, shumica e të cilëve janë nga epiqendra e shpërthimit në provincën Hubei.

“Jashtë territorit të Kinës, janë raportuar më shumë se 8 700 raste, ku katër vende përbëjnë 81% të kësaj shifre”, deklaroi Ghebreyesus , duke shtuar se shqetësimet më të mëdha janë në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe Japoni.

“Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Mund ta mundim këtë virus”, shtoi Ghebreyesus, duke argumentuar se të gjitha vendet mund ta kufizojnë përhapjen e virusit nëse ndërmarrin një veprim vendimtar.

Share This Article