OBSH: Përhapja e koronavirusit po përshpejtohet nga 20,30 dhe 40-vjeçarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të martën se është e shqetësuar që përhapja e koronavirusit të ri është duke u regjistruar në mesin e personave të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të vetëdijshëm se kanë qenë të infektuar, çka përbën rrezik për grupet e ndjeshme.

Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë këtë muaj se shifrat e të rinjve të infektuar është rritur në nivel global, duke rrezikuar kategoritë e ndjeshme të shoqërisë në gjithë botën, duke përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët.

“Epidemia është duke ndryshuar”, ka thënë drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit, Takeshi Kasai.

“Personat e moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare janë duke përhapur virusin. Shumica as nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar”.

Rritja e numrit të rasteve të reja ka shtyrë disa shtete të rivendosin kufizime në lëvizje, ndërkohë që kompanitë janë në garë për gjetjen e vaksinës për virusin që ka shkatërruar ekonomitë, ka lënë të vdekur më shumë se 770,000 persona dhe ka infketuar 22 milionë banorë në nivel global, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Share This Article