OBSH rekomandon përdorimin e dy ilaçeve të artritit për trajtimin e koronavirusit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar përdorimin e dy ilaçeve të përcaktuara si efektive në trajtimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një njoftim, OBSH paraqiti rekomandimet e Grupit të Ekspertëve për Zhvillimin e Standarteve Ndërkombëtare të organizatës lidhur me efektshmërinë kundër COVID-19 të ilaçeve të artritit (inflamacioni i kyçeve), pas shtatë provave të ndryshme që u kryen në mbi 4 mijë të sëmurë me COVID-19 në gjendje të lehtë, të rëndë dhe kritike.

Sipas kësaj, ilaçet e artritit ”Baricitinib” dhe ”Interleukin-6” (IL-6)’ u përcaktuan se sigurojnë efekt pozitiv në shërimin e të sëmurëve me COVID-19 në gjendje të rëndë kur këto ilaçe përdoren bashkë me kortikosteroid.

Tek të sëmurët me gjendje rëndë që kanë marrë këto ilaçe është vërejtur rritje e imunitetit kundër virusit dhe pakësim në nevojën për trajtim me oksigjen.

Ekspertët paralajmëruan se këto dy ilaçe nuk duhet të përdoren kurrë në të njëjtën kohë.

Ndërsa për të sëmurët që nuk janë në gjendje të rëndë u rekomandua “përdorimi në kushte të caktuara” i Sotrovimab, një nga ilaçet e antitrupave monoklonal.

Në provat klinike thuhet se shërim tek të sëmurët siguron edhe ”Ruxolitinib” dhe ”Tofacinitib” që janë sërish ilaçe për artritin, por nuk është rekomanduar përdorimi i tyre për shkak se nuk janë siguruar prova të mjaftueshme se janë efektiv kundër llojeve të reja të koronavirusit si Omicron.

Është theksuar se të dhënat e reja për ilaçin e antitrupave monoklonal, për të cilin për momentin është dhënë një rekomandim i kushtëzuar, do të ndahen kur të shpallen rezultatet e provës.

Ekspertët e OBSH-së më parë rekomanduan me kushtëzim përdorimin e IL-6 tek të sëmurët me COVID-19 në gjendje të rëndë dhe kritike.

Share This Article