OBSH tregon a duhet të mbajnë maska fëmijët mbi moshën 12-vjeçare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

rganizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se fëmijët e moshës-12 vjeçare dhe përmbi duhet të mbajnë maska për të ndihmuar në ndaljen e përhapjes së pandemisë.

Maskat duhet të mbahen kur nuk mund të garantohet distancimi prej 1 metri dhe ku ka përhapje të madhe të virusit, ka thënë kjo organizatë, shkruan The Guardian.

Kjo është hera e parë që OBSH-ja ka dhënë këshilla për mbajtjen e maskave nga fëmijët dhe vjen vetëm dy javë para se të fillojë mësimi nëpër shkolla.

OBSH-ja gjithashtu ka thënë se duhen më shumë të dhëna sa i përket rolit të fëmijëve dhe adoleshentëve në përhapjen e virusit.

Fëmijët që janë nën moshën pesë vjeçe nuk duhet të mbajnë detyrimisht maska për shkak të sigurisë dhe interesit të përgjithshëm të fëmijës.

Share This Article