OBSH: Vendet e pasura morën 80 për qind të vaksinave dhe më të varfrit vetëm 0,3 për qind

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se fëmijët nuk duhet të vaksinohen kundër COVID-19 derisa të vaksinohen të moshuarit dhe grupet në rrezik në të gjitha vendet.

Paralajmërimi vjen pasi Kanada miratoi vaksinën Pfizer dhe BioNTech për adoleshentë nga mosha 12, duke u bërë vendi i parë që e bën këtë, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë të njëjtën gjë javën e ardhshme dhe Gjermania ka njoftuar se do të ofrojë vaksinën për këdo mbi moshën 12 vjeç deri në fund të gushtit.

Udhëheqësi i OBSH-së, u bëri thirrje vendeve anëtare të pasura të G7 t’i japin përparësi absolute aksesit të barabartë në vaksinë, duke theksuar se situata aktuale është “e papranueshme”.

“Gjëja më e rëndësishme që na duhet tani janë vaksinat, barazia në vaksinim,” tha ai, duke shtuar se pandemia merr 100 mijë jetë në javë.

Ai vuri në dukje se “më shumë se 80 për qind të dozave të vaksinave” u dhanë në vendet më të pasura, ndërsa më të varfrit morën vetëm 0.3 për qind.

“Është e papranueshme, ky lloj hendeku është i papranueshëm”, përfundoi udhëheqësi i OBSH-së.

Share This Article