OBSH vëzhgon variantin e ri të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore amerikane, kanë thënë se janë duke e vëzhguar nga afër një variant të ri të koronavirusit, ndonëse ndikimi i tij potencial nuk dihet. OBSH-ja e ka klasifikuar variantin e ri si nën vëzhgim për shkak të numrit të madh  të mutacioneve që bart.

Deri më tani, varianti i ri, është identifikuar në Izrael, Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara. Shumica e shteteve që kanë krijuar sisteme vëzhgimi për këtë virus, tashmë i kanë pezulluar të gjitha operacionet, duke thënë se koronavirusi nuk është më aq i ashpër dhe nuk ia vlen barra qiranë  veprim që është dënuar nga OBSH-ja, duke bërë thirrje për më shumë monitorim.

Në periudhën e fundit raportuese, në periudhën 17 korrik – 13 gusht, janë regjistruar më shumë se 1.4 milion raste të reja me koronavirus, bashkë me mbi 2.300 vdekje, sipas një deklarate të OBSH-së. Kjo shifër e infektimeve përbën rritje prej 63 për qind, në krahasim me periudhën paraprake 28-ditore, përderisa shifra e viktimave është 56 për qind më e vogël.

Share This Article