“Ocean Viking” shpëton 374 migrantë në Mesdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anija e ndihmës “Ocean Viking” ka shpëtuar 374 migrantë nga një fatkeqësi në detin Mesdhe, pranë Libisë, brenda 48 orëve të fundit, njoftoi organizata franceze “SOS Mediterranee”.

“Me 374 të mbijetuar në bord dhe një situatë gjithnjë e më të keqe të motit, ne duhet të zbresim njerëzit e shpëtuar sa më shpejt të jetë e mundur në portin më të afërt të sigurt, siç kërkohet nga ligji detar”, deklaroi Verena Papke, drejtore ekzekutive e “SOS Mediterranee” Gjermani.

“Një port i tillë i sigurt mund të jetë vetëm një port evropian”, theksoi ajo.
Vendet e origjinës së të shpëtuarve ishin kryesisht Guinea, Mali, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Sudani dhe Sierra Leone.

“Ocean Viking” u largua nga porti francez i Marsejës për në detin Mesdhe më 11 janar, pas një pauze njëmujore.

Libia është shkatërruar nga konflikti civil për gati 10 vjet.
Vendi është bërë një nga zonat më të rëndësishme të tranzitit për migrantët në rrugën e tyre për në Europë.

Shumë prej tyre duan të hyjnë në Europë përmes Italisë.

Share This Article