Ofensiva diplomatike e fundvitit, Presidentja Osmani në Amerikë, Kurti në Kroaci dhe Slloveni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon një vizitë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka mbajtur takime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Zonja Osmani gjatë ditës ka takuar senatorin republikan Thom Tillis, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor.

“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar, ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Ai do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

Gjatë kësaj vizite, dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore, për njohje reciproke të patentave të shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, kryeministri Albin Kurti udhëton për në Slloveni.

Share This Article