Ofensiva ukrainase po vijon në 3 drejtime të ndryshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina vijoi me kundërofensivën gjatë fundjavës ne tri drejtime në territoret që ndodhen nën pushtimin e Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes në Kiev konfirmoi se forcat kanë avancuar në tre drejtime dhe përkatësisht në Bakhmut, Donjetsk Oblast dhe Zaporizhia Oblast.

Avancimi më i madh i trupave është bërë në perëndim të Donjetsk dhe Zaporizhias ku forcat kanë depërtuar 300 deri në 1500 metra.

Gjatë datave  10 dhe 11 qershor ku është bërë edhe pjesa më e madhe e kundërofensivës ushtria ukrainase arriti të rimarrë disa qytete, megjithatë pretendimet për një çarje të linjave mbrojtëse ruse është ende herët për t’u thënë.

Zv/Ministrja e mbrojtjes Hanna Malyar tha se Rusët janë duke dërguar njësitë e tyre luftarake nga Kersoni në drejtim të Bakhmutit dhe Zaporizhias. Ndërkohë, Rusia gjatë natës ka bombarduar me dronë kamikaze duke goditur qytete si Sumi dhe Karkiv.

Share This Article