Oficerët e policisë gjyqësore te pallati i Berishës, ish- kryeministri refuzon të njihet me vendimet e gjykatës?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha refuzon të njihet me masën e sigurisë të dhënë nga gjykata? Video të transmetuara në media shfaqin qartë oficerë të policisë gjyqësore, të cilët kanë shkuar pasditen e të hënës në pallatin e Sali Berishës në Tiranë, pas Piramidës, për ti komunikuar atij masën e sigurisë të dhënë nga gjykata që është ‘detyrim paraqitje’ dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë vendit.

Edhe dy netë më parë Berisha refuzoi që të njihej me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e ‘Partizanit’, ku, sipas organit të akuzës, ai ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, pasi duke qenë kryeministër ka vënë në dispozicion të gjitha strukturat shtetërore për të realizuar skemën për transformimin e ambienteve sportive të Partizanit, në truall ndërtimi për dhëndrin.

Nga videot shihen oficerë të policisë gjyqësore që futen nga dera kryesore e pallatit ku banon prej vitesh ish-kryeministri në qendër të Tiranës, në një nga zonat më të shtrenjta në kreyqytet. Ata kanë qëndruar vetëm 8 minuta në pallatin ku banon Berisha. Nuk dihet nëse ish kryeministri iu është përgjigjur kërkesave të tyre.

Berisha pretendon se ka imunitet si deputet dhe se veprimet e SPAK ndaj tij për masat kufizuese dhe si i përfshirë në aferën e sportklub Partizanit në favor të dhëndërit janë “antikushtetuese”.  

Share This Article