Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se si do të jenë rregullat e reja për 18 bashki të cilat janë cilësuar si ‘zonat e gjelbra’.
Pensionistët do të lëvizin nga ora 06:00-08:30.
Qytetarët e tjerë mund të lëvizin deri në 17:30 të shoqëruar jo me më shumë se një person.
Përjashtim nga këto rregulla bëjnë personat që kanë autorizim pune.
Urdhri vlen për bashkitë:
Mat, Dibër, Klos, Bulqizë, Librazhd, Përrenjas, Pogradec, Divjakë, Tepelenë,Himarë, Gjirokastër,Përmet,Libohovë, Delvinë,Dropull, Sarandë, Finiq dhe Konispol
Statusi i ministres:
🟢 Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 Prill 2020, ja rregullat e reja për qytetarët 🚶♂️🚶🏻♀️👴🏻👵🏻 në zonat e gjelbërta:
📍Qarku Dibër
📍Qarku Gjirokastër
📍Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq
📍Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
📍Bashkia Divjakë.