Ohri dhe Struga përgatiten për sezonin e ri turistik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bllokim të rrugëve dhe masa tjera paralajmërojnë koncesionerët e deritanishëm të plazheve të Strugës nëse u merren koncesionet.

Ata thonw se kanë investuar sasi të majme të parave prej disa qindra mijëra eurove. Revolti i tyre ka të bëjë me faktin se pushteti qendror paralajmëroi se përmes ndryshimeve të Ligjit për ndërtim do t’ua marrë kompetencat komunave për ndarjen e plazheve me koncesion dhe kjo çështje do të kontrollohet drejtpërdrejtë nga Shkupi.

“Jam i mendimit që shteti t’i kthejë të gjitha plazhet. Populli nuk ka ku të bëj not apo ku të pushoj. Në Ohër kam dy nipër, nuk mund t’i nxjerr në plazh pasi s’ka vend ku të shtrihen”.

Ndryshe, koncesionerëve të deritanishëm marrëveshjet u kanë skaduar më shumë se dy vite. Alsat kërkoi përgjigje nga Ministria e transportit dhe lidhjeve përse taktizohet me ndryshimet e Ligjit, që u paralajmëruan para rreth dy muajve. Tentuam të mësojmë deri ku ka mbetur procedura për marrjen e kompetencave, por përgjigje nuk morëm. Ndryshe, sezoni turistik vetëm se ka filluar me ardhjen e festave të Pashkëve dhe 1 Majit.

Share This Article