Rreth 820 milionë fëmijë në mbarë botën kanë mungesa të objekteve themelore të larjes së duarve nëpër shkolla, duke rritur rrezikun e ngjitjes së koronavirusit, njoftuan sot agjencitë e Kombeve të Bashkuara, OBSH dhe UNICEF.
“Dy në pesë shkolla nuk u sigurojnë fëmijëve sapun dhe ujë”, sipas një raporti të OBSH-së dhe UNICEF-it.
“Në vendet më të varfëra, shtatë nga 10 shkollave u mungojnë mjetet e larjes së duarve, dhe gjysma nuk kanë qasje në shërbimet themelore të kanalizimeve dhe ujërave”, vazhdon raporti.
Më shumë se një e treta e afërsisht 818 milionë fëmijëve, që nuk kanë këto lehtësira themelore, janë nga Afrika subsahariane.
Raporti vjen ndërkohë që shkollat në mbarë botën po përpiqen të rihapen gjatë pandemisë në vazhdim e sipër.