• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, August 22, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
OKB akuzon Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë

OKB akuzon Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë

by albnews
3 April, 2024
in Bota
0
25
VIEWS

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) akuzon Rusine për shkelje serioze të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjeve humanitare në luftën e saj ndaj Ukrainës.

Një raport i fundit i këtij institucioni paralajmëron se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës do të ketë pasoja aftagjatë për Ukrainën dhe popullsinë e saj në një kohë kur vëmendja botërore mbi gjendjen kritike atje duket se po bie. “Pavarësisht rasteve tejet shqetësuese të vuajtjes së përditshme njerëzore në Ukrainë, druaj se bota është bërë indiferente ndaj krizës”, tha Volker Türk, Komisioneri të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në një vlerësim shqetësues për situatën, zoti Türk i tha Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut se “u bënë 2 vjet që kur Federata Ruse nisi sulmin e armatosur në shkallë të gjerë ndaj vendit (Ukrainës). Dy vjet vuajtje të pafundme, gjakderdhje, humbje dhe pikëllim. Shumë familje janë ndarë”.

Ai vuri në dukje se është raportuar se më shumë se 10,500 civilë janë vrarë ndërsa më shumë se 20,000 janë plagosur. “Të dhënat aktuale ka të ngjarë të jenë më të larta”, tha ai. Raporti, që përfshin periudhën nga 1 dhjetor 2023 deri në 29 shkurt të këtij viti thotë se sulmet ajrore ruse vazhdojne të shkaktojë dëme masive ndaj civilëve.

Ai thotë se këto sulme në gjithë Ukrainën po shkaktojnë rritje të viktimave civile, “duke përmbysur prirjen për rënie të numrit të viktimave civile përgjatë vitit 2023″.

Këtë vit shënohen 10 vjt që nga aneksimi i paligjshëm i Gadishullit të Krimesë nga Rusia, një periudhë në të cilën njerëzit në Krime “janë akuzuar dhe dënuar për akte që nuk përbëjnë vepër penale sipas ligjeve ukrainase”, thuhet në raport.

“Shtetësia ruse është imponuar gjerësisht,” tha zoti Türk. “Autoritetet ruse kanë rekrutuar burrat e Krimesë në forcat e armatosura ruse, duke i detyruar të luftojnë kundër vendit të tyre”.

Ai tha se fëmijëve ukrainas u është hequr arsimi në gjuhën mëmë dhe njerëzve u është mohuar e drejta për të shprehur lirisht mendimin. Në periudhën që mbulon raporti, zyrtarë të Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut morën në pyetje 60 të burgosur ukrainas lufte të cilët u liruan gjatë një shkëmbimi të robërve të luftës. Ata thane se robërit e luftës dhanë informacione të besueshme dhe detaje se ishin torturuar, rrahur, kërcënuar se do të vriteshin dhe se ndaj tyre ishte abuzuar seksualisht.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar 12 raste ekzekutimi të së paku 32 robërve ukrainas. Zyra ka verifikuar tre nga këto incidente, në të cilën shërbimet ruse ekzekutuan shtatë pjesëtarë të shërbimit ukrainas. Komisioneri i Lartë i bëri thirrje Rusisë për armëpushim.

Rusia bojkotoi mbledhjen dhe informoi presidentin e Këshillit se “nuk donte të mbante fjalim”. Ambasadori i Ukrainës në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Filipenko Yevheniia akuzoi Rusinë për shkelje sistematike të të drejtave thelbësore dhe lirive në Krime dhe në rajonet e pushtuara në Donbas dhe territore të tjera ukrainase.

Ambasadori ukrainas i bëri thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara të “dënojnë sulmet terroriste të Rusisë dhe t’i dërgojnë një mesazh të qartë Kremlinit se komuniteti ndërkombëtar nuk po mbyll një sy për sulmin ndaj një shteti të pavarur, vrasjes së civilëve dhe shkatërrimit të infrastrukturës kritike”.

Previous Post

Juventus triumfon ndaj Lazio, dy gola në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Next Post

Del LISTA e “Forbes”: Këta janë sot njerëzit më të pasur të Botës

albnews

albnews

Related Posts

Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen
Bota

Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

21 August, 2025
Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas
Bota

Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

21 August, 2025
I tremben një pushtimi rus, vendet e BE-së i kërkojnë Trumpit të vendosë avionë luftarakë në Rumani
Bota

I tremben një pushtimi rus, vendet e BE-së i kërkojnë Trumpit të vendosë avionë luftarakë në Rumani

21 August, 2025
Next Post
Del LISTA e “Forbes”: Këta janë sot njerëzit më të pasur të Botës

Del LISTA e “Forbes”: Këta janë sot njerëzit më të pasur të Botës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

21 August, 2025
Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

21 August, 2025
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5770 shares
    Share 2308 Tweet 1443
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2947 shares
    Share 1179 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2852 shares
    Share 1141 Tweet 713
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM