OKB apel humanitar, kërkon 29 miliardë dollarë për vitin 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

OKB-ja bëri sot një apel humanitar prej rreth 29 miliardë dollarësh (26 miliardë euro), për t’u ardhur në ndihmë një numri rekord personash të prekur nga ndryshimet klimatike dhe rritja e konflikteve afatgjata.

Një raport i titulluar “Global Humanitarian Overview” thekson se rreth 168 milionë persona në botë do të kenë nevojë për një ndihmë urgjente vitin e ardhshëm.

“Kjo shifër shënon një rekord në kohët moderne, që prej Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi për gazetarët zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, Mark Lowcock.

Ai shpjegoi që nevojat po rriteshin pjesërisht sepse konfliktet po bëhen më të gjata dhe më intensive.

“E vërteta e hidhur është që viti 2020 do të jetë i vështirë për miliona persona”, theksoi ai.

Mes 168 milionë personave që do të kenë nevojë për një asistencë vitin e ardhshëm, apeli për fonde prej 28,8 miliardë dollarë do të synojë veçanërisht 109 milionë personat që kanë më shumë nevojë./ATSH/ 

Share This Article