Ka pasur një rritje “marramendëse” të katastrofave natyrore gjatë 20 viteve të fundit dhe përgjegjëse për këtë është klima, deklaruan Kombet e Bashkuara.
Studiuesit theksuan se liderët politikë dhe të biznesit kanë dështuar për të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe për të ndaluar planetin të kthehet në “një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz”.
Ndërkohë, pandemia e koronavirusit, e cila iu ka marrë jetën më shumë se 1 milion njerëz dhe ka infektuar të paktën 37 milion të tjerë, ka ekspozuar dështimin e “pothuajse të gjitha kombeve” për të parandaluar një “valë vdekjesh dhe sëmundjeje” pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga ekspertët, tha raporti .
Midis vitit 2000 dhe 2019, kishte 7,348 katastrofa të mëdha natyrore, përfshirë tërmete, tsunami dhe uragane, sipas Zyrës së OKB për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive. Kjo është pothuajse dyfishi i 4,212 katastrofave të regjistruara nga 1980-1999.
Shumica dërrmuese e katastrofave ishin të lidhura me klimën, sipas studimeve që raportuan më shumë përmbytje, stuhi, thatësira, valë nxehtësie, uragane dhe zjarre në 20 vitet e fundit.
Rritja e shpejtë i është atribuar rritjes së temperaturave globale, për të cilat shkencëtarët thonë se po rrisin frekuencën e motit ekstrem dhe katastrofave.
Azia ishte kontinenti më i goditur me 3068 katasfroa, pasur me Amerikën me 1,756 dhe ndjekur nga Afrika me 1,192.
Vendi më i prekur gjatë dy dekadave të fundit është Kina, e cila përjetoi më shumë se 500 katastrofa natyrore.
Midis katastrofave më vdekjeprurëse ishin Tsunami i Oqeanit Indian në vitin 2004, Cikloni Nargis në Mianmar në vitin 2008 dhe tërmeti në Haiti në vitin 2010.
Megjithatë raporti tha se ka pasur një farë suksesi në mbrojtjen e komuniteteve të prekshme. Agjencitë e menaxhimit të katastrofave në vende si Bangladeshi dhe India kanë shpëtuar shumë jetë përmes gatishmërisë më të mirë për ciklonet dhe përmbytjet.
OKB iu bëri thirrje vendeve të përgatiten më mirë për katastrofat e klimës në të ardhmen, pasi temperaturat e botës pritet të rriten me 3.2 gradë celcius.
Kjo rritje e parashikuar është e mjaftueshme për të rritur frekuencën e ngjarjeve ekstreme klimatike në të gjithë botën.
“Ne kemi parë pak progres në zvogëlimin e ndryshimeve klimatike dhe degradimit të mjedisit,” tha Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres./A2CNN