OKB dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë “Samit Global të Klimës”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

OKB dhe Mbretëria e Bashkuar në përvjetorin e 5-të të Marrëveshjes së Klimës në Paris më 12 dhjetor do të organizojnë “Samit Global të Klimës”

Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë “Samit Global të Klimës”.

Në deklaratën e bërë nga zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thuhet se OKB dhe Mbretëria e Bashkuar në përvjetorin e 5-të të Marrëveshjes së Klimës në Paris më 12 dhjetor do të organizojnë “Samit Global të Klimës”.

Sipas deklaratës samiti do t’i bashkojë liderët më ambicioz botëror në luftën kundër ndryshimit të klimës në kuadër të rritjes së angazhimeve të dhëna në Marrëveshjen e Klimës në Paris.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sipas deklaratës, nuk ka kohë për të humbur në krizën klimatike dhe se nevojitet për një plan veprimi të shpejtë dhe të vendosur.

Samiti përveç liderëve do t’i bashkojë edhe sektorin privat dhe organizatat joqeveritare.

Share This Article