OKB kërkon 10 miliardë dollarë për Sirinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për grumbullimin e 10 miliardë dollarëve për nevojat urgjente të ndihmës humanitare për 24 milionë sirianë.

Zyra për koordinim të çështjeve humanitare të OKB-së, Komisariati i OKB-së për refugjatë dhe Programi zhvillimor i OKB-së publikuan një njoftim në të cilën paralajmëruan për krizën gjithnjë më të madhe të urisë dhe varfërisë në mesin e sirianëve.

”Numri i sirianëve të cilëve këtë vit u nevojitet ndihmë humanitare brenda Sirisë dhe shteteve fqinje është rritur nga 20 në 24 milionë. Për këtë vit nevojitet të mblidhen 10 miliardë dollarë për këto nevoja”, thuhet në njoftim.

Nga agjencia e OKB-së theksuan se 4,2 miliardë dollarë do të dedikohen për ndihmën ndaj sirianëve në Siri, ndërsa 5,8 miliardë dollarë për nevojat e sirianëve si refugjatë në vendet fqinje. 

Share This Article