OKB: Më shumë se 8,500 fëmijë ushtarë janë regjistruar në vitin 2020, në të gjithë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 8,500 fëmijë u përdorën si ushtarë në konflikte të ndryshme, në vitin 2020 në të gjithë botën dhe rreth 2,700 u vranë, sipas raportit vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit për ushtarët fëmijë.

Raporti përfshin vrasjet, gjymtimet, abuzimet seksuale të fëmijëve, rrëmbimet, rekrutimet dhe sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, informon CNN.

Raporti konfirmoi shkeljet ndaj 19,379 fëmijëve në 21 konflikte.

Shumica u kryen në Somali, Republikën Demokratike të Kongos, Afganistan, Siri dhe Jemen.

Vitin e kaluar, 8,521 fëmijë u konfirmua se ishin përdorur si ushtarë, ndërsa 2,674 u vranë.

Share This Article