OKB nderon me çmimin “Global Citizen” Sholz dhe Zelenski

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari gjerman, Olaf Sholz ( Olaf Scholz) dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) janë ndër figurat e njohura që do të nderohen me çmimin “Global Citizen” të Këshillit Atlantik gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë muaj.

“Sholc do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë vizitës së tij, në Nju Jork nga 17 deri më 20 shtator”, tha  zëdhënësi i qeverisë gjermane.

“Kancelari gjerman do të marrë pjesë gjithashtu në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën e Rusisë në Ukrainë, dhe në një samit për klimën”, tha zëdhënësi.

Ka të ngjarë që edhe Zelenski të udhëtojë në Nju Jork, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Çdo vit, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, çmimi “Global Citizen” u jepet individëve të cilët kanë kontribuar në nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëritë e tyre, dhe që mishërojnë angazhimin për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Çmimi do të jepet gjatë një darke gala më 20 shtator. 

Share This Article