ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit 20 minutes ago
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave 23 minutes ago
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës! 48 minutes ago
“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja 50 minutes ago
Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja 52 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

OKB ngre alarmin: Arrin në 828 milionë numri i njerëzve të uritur në botë

albnews by albnews
7 July, 2022
in Bota
0
OKB ngre alarmin: Arrin në 828 milionë numri i njerëzve të uritur në botë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në vitin 2021 numri i njerëzve që vuajnë nga uria në mbarë botën u rrit në 828 milionë, rreth 46 milionë më shumë se në vitin 2020 dhe 150 milionë që nga shpërthimi i Covid.

Kjo është ajo që del nga raporti i Kombeve të Bashkuara 2022 për “Gjendjen e sigurisë ushqimore dhe të ushqyerit”, sipas të cilit “bota po largohet nga qëllimi për të mposhtur urinë, pasigurinë ushqimore dhe kequshqyerjen në të gjitha format e saj deri në vitin 2030”. Gati 670 milionë njerëz, 8% e popullsisë së botës pritet të vuajnë ende nga uria në vitin 2030.

RelatedPosts

Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

“Nuk do të kemi nevojë për vende pune apo para”, Musk trondit me vizionin për të ardhmen

VIDEO/ Përplasen “kokë më kokë” dy trena pasagjerësh në Çeki, dhjetëra të plagosur

Raporti i fundit mbi këtë temë paraqet një pamje të zymtë. Numrat nxjerrin në pah se si bota është tërhequr prapa në përpjekjet për të eliminuar urinë dhe kequshqyerjen. Vitin e kaluar, 2.3 miliardë njerëz jetuan në pasiguri ushqimore të rëndë ose të moderuar, 350 milionë më shumë se përpara shpërthimit të pandemisë. 3.1 miliardë njerëz nuk ishin në gjendje të përballonin një dietë të shëndetshme në 2020, 112 milionë më shumë se në 2019.

Studimi raporton gjithashtu rritjen e hendekut gjinor. Në një vit hendeku u rrit me më shumë se një pikë përqindje, me 31.9% të femrave kundrejt 27.6% të meshkujve. Së fundi, raporti vlerëson se 45 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja dhe 149 milionë janë me mangësi zhvillimore për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese thelbësore.

“Ky raport nxjerr në pah intensifikimin e këtyre faktorëve kryesorë të pasigurisë ushqimore dhe të kequshqyerjes; klima ekstreme dhe goditjet ekonomike, të kombinuara me pabarazitë në rritje”. Këto janë fjalët e krerëve të pesë agjencive të Kombeve të Bashkuara që publikuan raportin (FAO, Ifad, Unicef, ËFP dhe OBSH). Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit ndërkombëtar është padyshim lufta në Ukrainë, përgjegjëse për rritjen e çmimeve të grurit, plehrave dhe energjisë.

Të punohet së bashku në kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta. Kështu mendojnë drejtorët e organeve të ndryshme të OKB-së, të cilët bien dakord për rëndësinë e veprimit të menjëhershëm. “Ne duhet të ndërmarrim hapa më të guximshëm për të ndërtuar elasticitet ndaj goditjeve të ardhshme”, thuhet në raport.

Një rol vendimtar mund të luajnë qeveritë e shteteve kryesore botërore, të cilat duhet të bëjnë më shumë për të reduktuar barrierat dhe për të inkurajuar prodhimin, furnizimin dhe konsumin e ushqimeve me vlera ushqyese. Për të nxitur një rimëkëmbje ekonomike, është e nevojshme të rimendohet mbështetja për ushqimin dhe bujqësinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

20 November, 2025
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

20 November, 2025
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

20 November, 2025
“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result