OKB paralajmëron katastrofë mjedisore nga mbetjeve elektronike: 82 milionë tonë…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet e shkaktuara nga pajisjet elektronike po krijojnë një katastrofë mjedisore. Sipas një raporti të përbashkët të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit të OKB-së dhe njësisë kërkimore UNITAR riciklimi nuk arrin t’i përballojë në shkallë të gjërë sasitë e mëdha të mbetjeve elektronike që krijohen, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe telefonat celularë, kompjuterët, televizorët dhe pajisjet e tjera që hedhin konsumatorët.

82 milionë tonë mbeturina elektronike deri në vitin 2030Në raportin e OKB-së thuhet se në vitin 2022 u krijuan rreth 62 milionë tonë mbeturina elektronike, dhe që deri në vitin 2030 kjo shifër mund të arrijë në 82 milionë tonë. OKB-ja thotë se prej mbetjeve elektronike të paricikluara shkaktohen 45,000 ton plastikë e dëmshmedhe çlirohen 58 tonë merkur që ndotin çdo vit mjedisin.

Në raportin e OKB-së thuhet se në vitin 2022 u mblodh dhe riciklua siç duhet vetëm 22% e masës së mbetjeve elektronike. Pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve digjen, hidhen në depo plehërash ose riciklohen në mënyrë të papërshtatshme. Mesatarisht çdo banor i Tokës shkakton çdo vit rreth 7.8 kilogramë mbeturina elektronike.Problem për vendet në zhvillim.

Një pjesë e konsiderueshme e mbeturinave elektronike që shkaktohen nga vendet më të pasura dërgohen për riciklim apo depozitim në vendet në zhvillim .Në vendet në zhvillim, ku punëtorët shpesh nuk kanë pajisjet e duhura dhe janë të ekspozuar ndaj substancave të dëmshme, përpunohen rreth 18 milionë tonë mbeturina elektronike. Në raport flitet edhe për sfidat që priten nga kalimi drejt burimeve më të pastra të energjisë për shkak të nevojës për të asgjësuar bateritë, pompat e ngrohjes dhe panelet diellore

Share This Article