ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 2 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 2 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 2 hours ago
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj 2 hours ago
SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë – Emrat e të përgjuarve 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

OKB përkujton më 7 prill gjenocidin e Ruandës

albnews by albnews
7 April, 2020
in Bota
0
OKB përkujton më 7 prill gjenocidin e Ruandës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 7 prill 1994 filloi në Ruandë gjenocidi që zgjati 100 ditë, gjatë të cilit u vranë 1 milionë vetë. Armët për gjenocidin u mblodhën nga vendet e Europës Lindore prej sekserëve perëndimorë, që i shitën në Afrikë.


RelatedPosts

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

OKB e ka shpallur 7 prillin, ditën kur përkujtohet gjenodici etnik i ndodhur në Ruandë. Nga Tirana deri në Kigali ndodhen 5 mijë kilometra linjë ajrore. Shqipëria dhe Ruanda nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët. Të dy vendet janë vende të vogla dhe kanë natyrë të bukur. Por historia e re i ka bërë bashkë të dy vendet në një tragjedi. Gjenodici etnik i 1994-ës në Ruandë është kryer edhe me armë shqiptare.

Historia- Çfarë ka ndodhur?

Burimet e informacionit për këtë pjesë janë marrë nga sistemi informativ i OKB-së.

Në vitin 1994, popullsia e Ruandës ishte 7 milionë banorë me një përbërje 85 përqind hutu, 14 përqind tutsi dhe 1 përqind twa. Ruanda iu la Gjermanisë nga Konferenca e Berlinit e vitit 1884, si pjesë e Afrikës Lindore Gjermane. Sundimi gjerman pati ruajtur raportet sociale ekzistuese, tutsit drejtonin popullsinë duke u parë si superiorë, kurse hutut shiheshin si inferiorë, të një klase më të ulët. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Belgjika mori kontrollin mbi Ruandën dhe e quajti Ruanda Burundi. Belgjika vendosi një mbret që vinte nga etnia tutsi dhe futi kartën e identitetit, gjë që rriti tensionet etnike duke u bazuar tek raca. Mbas Luftës së II Botërore, Ruanda Burundi u bë territor që iu besua Kombeve të Bashkuara, dhe qeverisja iu la Belgjikës. Më 1962 vendi shpalli pavarësinë dhe u nda në Ruandën dhe Burundin, dy shtete të pavarura. Në Ruandë u vendos një president hutu. Mijëra tutsi u detyruan të largohen nga vendi. Kurse në Burundi kryesimin e mbajtën tutsit.

Në vitin 1973, komandanti i ushtrisë, që ishte një hutu mori me puç drejtimin e Ruandës dhe vendosi sistemin njëpartiak me kuota etnike në shërbimin publik. Në vitin 1990 ushtria filloi të stërviste dhe të armatoste popullsinë civile. Tri vitet e ardhshme mijëra tutsi u vranë në të gjithë vendin.

Një organizatë që përbëhej kryesisht nga tutsit, Fronti Patriotik Ruandez (FPR), ishte krijuar në vitin 1987 në Ugandë. Më 1990, ata sulmuan Ruandën dhe kjo u përdor si shkak pastaj për të përndjekur të gjithë tutsit që jetonin në vend. Më 1993,  u vendos armëpushimi midis presidentit hutu dhe FPR dhe Kombet e Bashkuara dërguan një mision paqeruajtës në Ruanda, UNAMIR, për të ruajtur armëpushimin. Por në vitin 1994, një aeroplan ku ndodheshin presidenti i Ruandës dhe presidenti i Burundit u qëllua me raketë më 6 prill. Këtë ditë ushtria profesionale e Ruandës dhe civilët e armatosur filluan të vrisnin tutsit dhe hutut e moderuar duke shkuar shtëpi më shtëpi. Vrasjet vazhduan 100 ditët e ardhëshme. Një milionë tutsi dhe hutu të moderuar u vranë nën mbikqyrjen e botës. Deri sa në gusht drejtimin e vendit e mori FRP dhe OKB dërgoi një mision tjetër për Ruandën.

Ruanda Genozid (picture-alliance/AP Photo/B. Curtis)

Genocidi në Ruanda. Mijëra vetë u vranë kur u mblodhën rreth Kishës Katolike në Ntarama për të kërkuar mbrojtje

Armët pas Luftës së Ftohtë

Në librin “The arms fixers”, shqip “Sekserët e armëve”,  autorët Johan Peleman dhe Brian Wood merren me problemin e armëve të vogla dhe përdorimit të tyre në vitet nëntëdhjetë. Ja çfarë shkruajnë ata: “Në vitet nëntëdhjetë miliona njerëz kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura dhe trazirat që kanë pasuar. Shumica e viktimave kanë qenë civilë. Dhe shumica e tyre janë vrarë nga armët e vogla si pushkët automatike, mitralozat, granatat dhe armë të tjera që mund të mbahen lehtë dhe të përdoren vetëm nga një njeri.”

Dhe më tej: “Një nga aspektet që e bën shumë të vështirë monitorimin, për të mos folur për kontrollin është roli që luajnë ndërmjetësit, sekserët dhe agjentët e transportit, pazarxhinjtë që bëjnë transportin e armëve të vogla dhe pajisjeve ushtarake, herë të reja e herë të përdorura”.

Sekserët e armëve kanë qenë në gjendje të gjejnë armë stoqe, të mbetura nga Lufta e Ftohtë që nuk hynin më në punë. Mungesa e ligjeve, globalizimi i tregtisë e ka lehtësuar tregtinë e armëve.

Në kapitullin e tretë me titull “Organizimi i armëve të gjenocidit”, autorët shkruajnë se ndërmjetësuesit, sekserët dhe agjentët e transportit organizuan furnizimin e armëve, që u përdorën në krimet kundër njerëzimit më 1994 në Ruandë. „Tregtarët, jo vetëm që arritën të anashkalonin ligjet për kontrollin e armëve në disa nga shtetet më të fuqishme të botës, por anashkaluan edhe embargon e armëve të vendosur nga OKB“, shkruajnë ata.

Duke shfrytëzuar dokumenta nga arkivat ushtarake të regjimit që planifikoi dhe kreu gjenocidin në Ruandë si dhe intervistat e disa prej njerëzve të përfshirë në gjenocid, dhe evidenca nga Komisioni hetimor i OKB, ata kanë arritur në përfundimin se: „Sekserët dhe transportuesit kryesorë të armëve të përdorura në genocidin e 1994 ishin me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Afrikën e Jugut. Ata kanë përdorur rrjete bashkëpunimi në vende të tjera përfshirë Shqipërinë, Belgjikën, Bullgarinë, Egjiptin, Italinë, Izraelin, Zairenë dhe Seychelles.“ Asnjë nga sekserët e armëve nuk është akuzuar për bashkëpunim në genocid.

Jacques Nkinzingabo (Privat)

Jacques Nkinzingabo i ka shpëtuar gjenocidit

Armë nga Shqipëria 

Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

“Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

22 December, 2025
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result