OKB: U penguan pesë atentate ndaj presidentit Al Sharaa dhe ministrave sirianë gjatë vitit të kaluar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Autoritetet siriane kanë parandaluar pesë tentativa për vrasjen e presidentit të Sirisë ose të ministrave të tij gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi aktivitetin e Shtetit Islamik.

Sipas raportit, presidenti sirian Ahmed al-Saraa ka qenë dy herë objektiv i atentateve – një herë në Alepo dhe një herë në Daraa – nga grupi Saraya Ansar al-Sunnah, i lidhur me Shtetin Islamik. Ky grup kishte kryer edhe një sulm me bombë në një kishë në Damask verën e kaluar.

Një zyrtar rajonal i shërbimeve të inteligjencës kishte konfirmuar vjeshtën e kaluar se ndaj Al-Saraas ishin planifikuar tentativa për atentat, të cilat u penguan pas informacioneve të siguruara nga një vend fqinj dhe të ndara me shërbimet siriane.

Sipas raportit, Shteti Islamik ka intensifikuar rekrutimet pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në dhjetor 2024, duke e cilësuar Al-Saraan “tradhtar”, pasi ai kishte udhëhequr një grup islamist rebel.

Raporti i OKB-së, i cituar nga The Guardian, thekson gjithashtu se Shteti Islamik po fokusohet në destabilizimin e qeverisë së re në Damask, duke “shfrytëzuar në mënyrë aktive boshllëqet e sigurisë dhe pasigurinë” në vend. Sipas dokumentit, Al-Saraa ka qenë “objektivi kryesor” i organizatës në Siri.

Share This Article