Olen Çezari nderohet me titullin “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Violinisti i shquar shqiptar, Olen Çezari nderohet me titullin “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë”.

Ky titull i është akorduar artistit me përmasa botërore nga presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe i është dorëzuar artistit durrsak nga ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të vendit, artistë të shquar dhe diplomatë.

Vetë artisti shqiptar ka postuar një foto ku shprehet shumë i lumtur për çmimin që ka marrë. “Faleminderit Itali”, shkruan Çezari.

Share This Article