Olimpiada 2024/ Nga vapa në stuhi, “çmendet” moti në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas vapës së madhe të ditës, me temperaturat që arritën deri në 35 gradë celcius, pasdite dhe në mbrëmje moti në Paris ndryshoi në mënyrë drastike.

Nata mes të martës dhe të mërkurës u karakterizua nga stuhitë dhe reshjet e shiut. Vetëtimat ndriçuan qiellin mbi Kullën Eifel në kryeqytetin francez. Vetëm pak orë më parë, temperaturat ishin shumë të larta, duke ndikuar disi edhe në eventet e zhvilluara jashtë.

Në Shatoru, në rrethinat e Parisit, ku u mbajtën garat e qitjes, termometri tregonte 37 gradë, ndërsa prej vapës u ndryshua edhe protokolli i garave me kuaj.

Share This Article