Aktorja e njohur, Olta Gixhari ishte ndër banoret më të komentuara të Big Brother VIP Albania.
Ndonëse konsiderohej si një ndër protagonistët e edicionit të dytë të BBVA, Gixhari vendosi që pas më shumë se 90 ditësh të heqë dorë nga kjo aventurë.
Ajo vendosi të larohej duke thënë se nuk po arrinte më që të përballonte mungesën e të birit duke lënë përgjysmë këtë rrugëtimin.
Por, ndonëse është larguar emri i saj po vazhdon të përmendet nga banorët e mbetur të shtëpisë së famshme dhe këtë e ka vënë re edhe vet aktorja.
Në lidhje me këtë, aktorja nga Shqipëria ka reaguar përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Twitter, e të cilin më pas e ka shpërndarë edhe në Instagram.
Olta tha se aq shumë sa po përmendet ajo po mendon që do të mund ta fintonte BBVA edhe pse është jashtë.
“Realisht po mendoj që mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendin jam e bindur që në finale do kem shanset e mia”, ka shkruar Olta.
Ndërkohë, kujtojmë që në një intervistë të fundit në emisionin ‘Më lër të flas”, aktorja e quajti ‘rivalin’ e saj brenda BBVA, Luiz Ejllin ‘mashtrues profesionist’.
“Luizi është super lojtar dhe për mua është një mashtrues profesionist, e kam thënë edhe brenda shtëpisë dhe tani që kam dalur jashtë vetëm sa më është përforcuar kjo ide”, ka thënë Gixhari mes tjerash.