Olympiacosi shokon Arsenalin në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Olympiacosi ka shokuar Arsenalin duke e eliminuar nga Liga e Evropës. Arsenali kishte fituar 1:0 në Greqi para një jave dhe është pritur që të enjten vetëm të konfirmojë kalimin në një të tetën e finales.

Por Olympiacosi bëri befasi të madhe duke fituar 2:1 dhe duke kaluar tutje, falë përparësisë së golave si mysafir.

Ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimeve. Pape Abou Cisse shënoi për epërsinë 1:0 të ekipit grek në minutën e 53-të.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi supergol për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 113-të. Me atë rezultat kualifikohej Arsenali. Por Olympiacosi nuk u dorëzua. Youssef El Arabi shënoi në minutën e 120-të golin e fitores dhe të kualifikimit. Fare në fund të ndeshjes shumë dramatike, Aubameyang lëshoi një rast të artë. Ai nga afërsia nuk gjuajti saktë, ndonëse ishte i vetëm përballë portierit.

Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen për Arsenalin kurse Shkodran Mustafi u zëvendësua në minutën e 103-të. 

Share This Article