ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore” 49 minutes ago
Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit 51 minutes ago
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot 2 hours ago
Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare 2 hours ago
Incident në Kuvendin e Mitrovicës, këshilltari nxjerr flamurin serb gjatë betimit të zyrtarëve 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Omicron prekë më shumë fytin, por më pak mushkëritë

albnews by albnews
5 January, 2022
in Bota
0
Omicron prekë më shumë fytin, por më pak mushkëritë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërsa numri i personave pozitiv me Covid po rritet në mbarë botën, kërkimet vazhdojnë për të kuptuar plotësisht se si funksionon varianti i ri Omicron.

Studimet e fundit arrijnë në përfundimin se Omicron duket se infekton më lehtë fytin dhe më pak mushkëritë, sesa variantet e mëparshme të SARS-CoV-2.

RelatedPosts

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

Si kryeministri belg është kthyer pengesa më e madhe e Ukrainës – dhe aset i çmuar i Rusisë

Putin paralajmëron Ukrainën: Donbasin do ta marrim me forcë nëse trupat ukrainase nuk vetëtërhiqen

Kjo shpjegon si infektimin e madh dhe ashpërsinë e ulët. Kjo karakteristikë e fundit është theksuar në një studim të Afrikës së Jugut në fund të dhjetorit, i cili zbuloi një ulje prej 80% të numrit të shtrimeve në spital me Omicron në krahasim me variantet e mëparshme.

“Mutacionet e ndryshme të Omicron mund të kenë ndryshuar aftësinë e tij për të infektuar qelizat,” i tha “The Guardian” Deenan Pillay, profesor i virologjisë në UCL.

Varianti i ri duket se sulmon më shumë traktin e sipërm respirator, duke prekur qelizat e fytit.

Kur një virus shkon në fyt, ai është më i transmetueshëm. Por nëse është i aftë të infektojë indet e mushkërive, siç ishte rasti me virusin origjinal të SARS-CoV-2 dhe variantet e tij, është potencialisht më i rrezikshëm, por më pak i transmetueshëm.

Një studim i Grupit Kërkimor të Virologjisë Molekulare të Universitetit të Liverpool-it zbuloi se minjtë e infektuar me Omicron humbën më pak peshë, kishin ngarkesa më të ulëta virale dhe morën pneumoni më pak të rënda sesa ata të infektuar me Delta, një tjetër kërkim i kryer mbi kavjet doli në përfundime të ngjashme, raporton A2news.

Ndërsa një studim nga Qendra për Kërkimin e Viruseve në Universitetin Glasgoë zbuloi se Omicron ka ndryshuar mënyrën se si hyn në trupin tonë, duke shmangur mbrojtjen e dhënë nga dy doza të vaksinës, e cila, megjithatë, duket se, të paktën pjesërisht, është restauruar nga doza përforcuese.

“Rezultatet e këtyre studimeve janë qetësuese, por ato në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjnë të humbasim vigjilencën”, paralajmëron James Stewart nga Universiteti i Liverpulit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

5 December, 2025
Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

5 December, 2025
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot

Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot

5 December, 2025
Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result