Omicroni erdhi në Evropë më herët se që pritej

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i trupit të shëndetit publik në Bashkimin Evropian ka konfirmuar se janë regjistruar 42 raste të variantit të ri të koronavirusit në bllokun evropian.

Andrea Ammon, që udhëheq Qendrën Evropiane për parandalimin e sëmundjeve, ka thënë në një konferencë online se autoritetet po i analizojnë edhe gjashtë raste të tjera të mundshme.

Gjithsesi, ajo ka konfirmuar se të gjitha rastet deri tash nuk kanë shfaqur sëmundje apo kanë qenë asimptomatikë.

Rastet parashihet se do të shkojnë duke u rritur në Evropë, pasi që autoritetet në Holandë i regjistruan të parat qysh në periudhën 19-23 nëntor.

Share This Article