Operacion anti-drogë/ Goditet grupi kriminal, 6 në pranga. Do shkëmbenin kanabisin në detin Adriatik me trafikantë të huaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një operacion ndërkombëtar anti-drogë është zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK, Guardia di Finanza italiane dhe Frontex, që ka çuar në arrestimin e 6 personave.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bëri me dije se personat e arrestuar, mes të cilëve edhe të huaj, nëpërmjet një veliere në detin Adriatik, do të shkëmbenin kanabis me lënë të tjera narkotike, me trafikantë të huaj.

Në momentin që kanë diktuar forcat e policisë, ata kanë djegur velierën me të cilën po lundronin. Policia bëri me dije se në total janë sekuestruar 28 kilogramë kanabis, ndërsa operacioni filloi më 14 gusht dhe u mbyll pasditen e 15 gushtit.

Lajmi po përditësohet…

Share This Article