Operacion antikanabis nga toka dhe ajri, Balla nxjerr pamjet: Mijëra rrënjë të asgjësuara, 111 të arrestuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë të ditur se policia e Shtetit ka asgjësuar mijëra rrënjë kanabis dhe  deri më tani në shkallë vendi janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar.

Sipas Ballës, operacione të tilla do të intensifikohen.

Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë).

Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit

Share This Article