Aksioni i policisë “Metamorfoza 2” ka çuar pas hekurave mbrëmjen e sotme ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen breccanin, djalin e tij, shefin e komisariatit 6 Dedan Gjoni, si dhe ëhstë shpallur në kërkim Ervin Mata.
Burme për AlbEu.com bëjnë me dije se kanë qenë përgjimet e SKY ECC të cilat kanë ccuar SPAK në nisjen e hetimeve, e më pas në lëshimin e urdhërarretsit.
“Metamorfoza 2” është vijimi i aksionit të disa muajve më parë “Metamorfoza”, ku u zbardhën një sërë ngjarjesh kriminale dhe u vunë në pranga disa efektivë policie, biznesmenë dhe prokurorë.
Po ashtu edhe në operacionin e sotëm, burime bëjnë me dije se 7 prej të arrestuarve janë efektivë policie. Një prej të prangosurve është shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Një prej akuzave që rëndojnë mbi të është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.
Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani dhe djali i madh i tij, Eralbi Breçani.
Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.
Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një personazh i njohur si biznesmen por i përfolur shpesh në qarqe të errëta.
Ai është një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018 në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha (shoqërues i Martinajt) dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Burime bëjnë me dije se Ervin Mata dhe Erzen Braçani kanë lidhje krushqie, pasi djali i madh ish-drejtuesit të Policisë është martuar me motrën e Matës.
Uniformat blu nuk kanë arritur dot ta vënë në pranga Ervin Matën, i cili është shpallur në kërkim.
Hetimet për këtë çështje po ndiqen nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara. Burime bëjnë me dije se akuzat për 11 të ndaluarit janë, pastrim parash, grup i strukturat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.